Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Berisha betejën e ka me PD-në, nuk ka thënë asnjë fjalë për kandidatët e PS


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës duke thënë se po bën fushatë sulmi ndaj PD-së.

Bardhi thotë se Berisha nuk ka thënë asnjë fjalë kundër kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 6 marsit por vetëm fyerje dhe shpifje për kandidatët e PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm thekson se Berisha e ka betejën me PD-në dhe jo kundërshtarët politikë socialistë.

Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike.

Betejën e ka me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës. Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.

Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës”-shkruan Bardhi.