
Presidenti Meta ka postuar një mesazh në Facebook, ku shkruan se nuk ka Zot që do e ndalojë të reagojë kundër padrejtësive, shkjeljeve të Kushtetutës e dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve të vendit.
“Nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë!” – shkrua Meta.
Më herët, në një intervistë në TV Apollon të Fierit, ai tha se detyra e tij është të mbrojë Kushtetutën, pluralizmin e rendin.
Ai akuzoi kryeministrin Rama si burimin e tensioneve para zgjedhjeve të 25 prillit dhe se donte gjakderdhje mes shqiptarëve.