Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i zgjeruar i SHÇBA-së natën e mbrëmshme, arrestohen 11 policë burgjesh


11 punonjës të Policisë së Burgjeve në Elbasan, Peqin e Drenovë janë arestuar natën e mbrëmshme pas një opoeracioni të gjerë policor të shtrirë në Elbasan, Peqin e Vlorë.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur në vitin 2020 nga SHÇBA-ja e Burgjeve. Përveç efektivëve të burgjeve është dhënë urdhër ndalimi edhe ndaj 9 të burgosurve.

Ndër emrat e të burgosurve bëjnë pjesë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj, Aleksandër Llanaj, etj. Përveç tyre të ndaluar janë edhe biznesmenë të ndryshëm nga Peqini e Vlora.