Vendosni fjalën kyçe....

Të pavaksinuarit do paguajnë taksën speciale në Kanada


Provinca e Quebec në Kanada mund të vendosë një taksë të re për të pavaksinuarit.

Kryeministri Francois Legault u zotua të martën të miratojë dënimin e ri financiar, duke thënë se ata që kundërshtojnë të marrin dozën e tyre të parë të vaksinës në javët e ardhshme do të duhet të fillojnë të paguajnë për ndikimin e tyre në sistemin e kujdesit shëndetësor.

I pyetur për sfidat ligjore dhe etike me të cilat qeveria ka të ngjarë të përballet lidhur me taksën e paprecedentë, kryeministri pranoi se masa është një ‘punë e madhe’.

Ai shtoi: “Nëse shikoni se çfarë po ndodh në vende të tjera apo shtete të tjera, të gjithë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje. Është një çështje barazie, sepse tani, këta njerëz të pavaksinuar janë një barrë shumë e rëndësishme në rrjetin tonë të kujdesit shëndetësor dhe mendoj se është normale që shumica e popullsisë kërkon që të ketë një reagim.”

Legault nuk e zbuloi masën e taksës së re. Ai tha se Quebec do të vazhdojë të zgjerojë aplikimin e kërkesave të provincës për pasaportën e vaksinës, por ai argumentoi se ‘ne duhet të shkojmë më tej’ sesa të ndalojmë banorët e pavaksinuar nga vendet publike.