Vendosni fjalën kyçe....

31-vjetori i PD-së së Fierit, Berisha: Basha doli një farë e keqe, dëshmoi dobësi ekstreme


Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Fier për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë degë.

Gjatë fjalës së tij, ai e quajti Lulzim Bashën “një farë të keqe”. Berisha e kritikoi atë duke thënë se kryedemokrati dështoi në çdo nismë që ndërmorri në 8 vite dhe nuk u bë kurrë lider i besueshëm.

“Ne vijmë në këtë 31 vjetor pas 8 vitesh në të cilat, e vërteta është se udhëheqja e kësaj force politike në Tiranë dëshmoi dobësi ekstreme, aparimësi dhe mjaft probleme të tjera. Njeriu që mori në krye, që demokratët i besuan drejtimin solli forcën tonbë politike nga humbja në humbje. Ai dështoi në çdo nismë që ndërmorri 8 vite. Ai nuk u bë kurrë lider i besueshëm dhe jo se ne të gjithë nuk punuam që ai të ishte një lider i besueshëm për demokratët dhe shqiptarët por e thotë populli me mençuri të jashtëzakonshme: ‘Fara e keqe e tillë mbetet.’

Dje më thoshte një mik: ‘Si ka mundësi ky njeri? Asnjë mundësi tjetër nuk ka veçse ky qe një farë e keqe që ne nuk e kuptuam.’

Në këto 8 vite askush nuk tregoi standarde të ulëta morale të këtij njeriiu. Askush.

Ky dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim dhe se është I gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka pasi kaloi nga humbja në humbje 8 vite rresht u thotë shqiptarëve sot : Më ndiqni se jam e ardhmja. Në fakt ai është humbja, humbja dhe vetëm humbja.

8 vite ju e mbajtët PD-në. Ju e sollët përsëri një forcë madhore politike, 8 vite lumenjtë e djersës që derdhët ju janë shkaqet themelore e cila u ngrit me një shpejtësi të rrufeshme si feniksi nga hiri dhe ja ku është sot opozita e vërtetë. Që po dridh në themelet e tij narkoshtetin dhe Edi Ramën, që në një hark kohor 3 mujor i dha vendin ato mrekulli që shqipëria dhe shqiptarët nuk i kishin parë kurrë më parë: Kuvendin e lirisë të firmosur me firmat e anëtarëve, referendumin e lirisë. Kjo opozitë u tregoi botës se liria nuk vdes kurrë në zemrat tona. Ne do të qëndromë të pamposhtuar në mbrojtjen e vlerave të saj.”- tha Berisha.