Vendosni fjalën kyçe....

Bashkëpunim me Bashën? Rama: Gënjeshtra, unë s’kam punë as me njërin e as me tjetrin


Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar gënjeshtra akuzat e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, se ai dhe kreu i PD-së Lulzim Basha bashkëpunojnë me njëri-tjetrin jashtë syve të publikut.

Ai iu përgjigj gazetarëve se nuk ka asnjë preferencë, duke u shprehur se Berisha dhe Basha janë dy burra në “hall të madh” dhe se ai nuk ka punë as me njërin e as me tjetrin.

“Jemi në një kohë kur sipas meje dita prodhon më shumë gënjeshtra se të vërteta. Gënjeshtra gjen më shumë vesh se populli nuk e ka thënë kot që kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta nuk ka veshur akoma pantallonat.

Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar sepse është një fund i përgatitur në vite jo nga unë, nga ne, as nga ju, por nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë as që është përgatitur me këmbënguljen e verbër në përsëritjen e të njëjtës gjë në kërkim të kot të rezultateve të tjera.

Një forcë politike që prej vitesh s’ka prodhuar asgjë veçse mite fitoresh të vjedhura, sherre dhe rrëmuja që kanë dëmtuar vendin. Pa patur asnjë kapacitet real për të qeverisur. Për mua është e qartë, nuk kam punë as me Bashën dhe as me Berishën, janë dy burra në një hall të madh dhe askush nuk jua zgjidh dot. Hallin e tyre e kanë kthyer në hallin e PD dhe në hallin e Shqipërisë por nuk është e mundur. Nuk bëj parashikime dhe nuk do them çfarë sjellë e ardhmja. Por siç janë gjërat nuk kam asnjë arsye përpos dëshirë për tu’ marrë me ta. Edhe kohën nuk do ma marrin më. Nuk kam asnjë preferencë.”-tha Rama.