Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla takohet me Albin Kurtin: Do vijojë puna për forcimin e bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve parlamentare


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë është priture në një takim Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas këtij takimi, Balla ka publikuar disa foto në rrjetet sociale dhe flet për marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit, të cilat i quan një hap të madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit.

Balla shprehet se do të vijojë puna për forcimin e bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve parlamentare.

“Prishtinë. Takim me Kryeministrin e Kosovës, Kryetarin e Vetëvendosjes @Albin Kurti. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Do të forcojmë bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve tona parlamentare.”- shkruan Balla.