Vendosni fjalën kyçe....

Parashikimi i Faucit: Bota nuk do e zhdukë kurrë Covidin, do duhet të jetojmë me të


Këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, thotë se nuk ka gjasa që koronavirusi Covid-19 të zhduket ndonjëherë dhe këmbëngul se botës thjesht do t’i duhet të fillojë të jetojë me të.

Gjatë një interviste me ‘Face the Nation’ të CBS të dielën, Fauci tha se nuk besonte se Covid-19 do të zhdukej plotësisht. Ai vuri në dukje se bota kishte eliminuar plotësisht vetëm një infeksion, atë të lisë.

“Ne do të duhet të fillojmë të jetojmë me Covid. Unë besoj se kjo është ajo që do ndodhë. Nuk mendoj se do e zhdukim ndonjëherë atë.” – tha Fauci për CBS.

Fauci vuri në dukje sëmundje të tilla si malaria, poliomieliti dhe fruthi, duke vënë në dukje se ato janë bërë pothuajse inekzistente përmes një ‘fushate shumë, shumë, shumë intensive të vaksinave’.

Ai tha se kombinimi i miliona amerikanëve të pavaksinuar dhe zbehja e mbrojtjes për ata që kishin marrë injeksionet fillestare kishte rezultuar në një nivel të përgjithshëm të zvogëluar të imunitetit të komunitetit.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani