Vendosni fjalën kyçe....

Kapet një person në Lezhë, i gjendet kokainë në makinë e provon t’i ikë policisë


Një person është arrestuar nga policia në Lezhë gjatë një aksioni antidrogë.

Ai është identifikuar si Shaqir Veseli të cilit i janë gjetur në makinë disa doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Sipas policisë, i ndaluari nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar e ka përplasur makinën e policisë por është ndaluar më pas.