Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me armë 44-vjeçarin, arrestohet pas 3 muajsh i riu në Durrës


Pas 3 muaj në arrati policia ka arrestuar një 24-vjeçar i cili në datën 10.7.2021 pas një konflikti qëlloi me armë zjarri shtetasin T.P duke e plagosur në këmbë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, ndaluan shtetasin L. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Pasi me datë 10.07.2021, në vendin e quajtur lagja “Mirdita” pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. K., ka plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës”-njofton policia.