Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në fillim të seancës, deputetët e PD-së kërkojnë respektimin e rregullores


Përfaqësuesit e PD-së e kryetarja e Kuvendit, Nikolla, janë përplasur në fillim të seancës.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar Rushaj kërkoi që deputetëve t’u jepet mundësia që të flasin secili nga 10 minuta sipas rregullores së opozitës, kryetarja e Kuvendit, Nikolla, tha se kjo gjë do vijonte me rendin e ditës dhe me marrëveshjen që është arritur në Konferencën e Kryetarëve.

Rushaj: “Ju nuk doni të na lini të flisni, e keni problem që ne të themi ato që duhen thënë. Megjithatë këtë gjë nuk e vendosni ju po rregullorja. Ju duhet të lejoni çdo deputet të flasë nga 10 minuta.”

Nikolla: “Vendimi është marrë nga Konferenca e Kryetarëve dhe ne duhet ta zbatojmë atë. Vijojmë me rendin e ditës.”

Bardhi: “Nuk është në kompetencë të kryetarëve po rregullorja e Kuvendit. Ky është një dokument që e rregullon këtë marrëdhënie. Ju thoni s’më intereson çfarë thotë rregullorja po çfarë ka thënë Taulant Balla. Nuk mund të na mohoni të drejtën e fjalës. Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një vend normal. Çfarë argumenti ligjor keni për këtë gjë.”