Vendosni fjalën kyçe....

Draft-raporti/ Komisioni i Venecias: Kushtetuesja s’ka kompetencë për të shqyrtuar zgjedhjet lokale të 30 Qershorit


Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore.

Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur ekspertët e Komisionit të Venecias në projekt opinionin e përgatitur në përgjigje të kërkesës së paraqitur në muajin korrik nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë se më 9 qershor të këtij viti, pas 9 orësh seancë në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për këtë çështje dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion, me pyetjen ishte nëse e ka kompetencën e vlefshmërisë së procesit zgjedhor apo jo.

Zëri i Amerikës ka publikuar sot draft-raportin që Komisioni i Venecias ka përgatirur më 1 tetor, ku theksohet se Kushtetuesja nuk e ka këtë kompetencë.

“Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor.”– thuhet në draft-raport.

DRAFTI