Vendosni fjalën kyçe....

Vaksinat e miratuara nga OBSH do pranohen si të vlefshme për të hyrë në SHBA – Lista


Agjencia kryesore amerikane e shëndetësisë tha se çdo vaksinë Covid e miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit do të pranohet si e vlefshme nga vizitorët e huaj, raportoi Reuters, teksa zyrtarët rusë po e shtyjnë OBSH -në t’i japë bekimin e saj zyrtar vaksinës Sputnik V.

“Gjashtë vaksina që janë të autorizuara/miratuara nga FDA ose janë të listuara për përdorim urgjent nga OBSH do të plotësojnë kriteret për udhëtimin në SHBA”, tha një zëdhënës i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të premten.

Imunizimet e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson aktualisht janë miratuar në SHBA ndërsa OBSH ka mbështetur edhe vaksinat e AstraZeneca, Sinopharm dhe Sinovac.

Komentet e CDC vijnë javë pasi Shtëpia e Bardhë tha se do të hiqte kufizimet e udhëtimit ajror nga 33 vende, të vendosura fillimisht për të frenuar përhapjen e Covid-19 në nëntor të vitit të shkuar.