Vendosni fjalën kyçe....

Biden i thotë kryeministrit indian Modi të mos i përgjigjet shtypit amerikan që ‘sillet’ më keq se media indiane


Joe Biden shprehu zhgënjimin e tij me mediat amerikane gjatë bisedimeve me Narendra Modi në Shtëpinë e Bardhë, duke u ankuar tek kryeministri i Indisë se ata kurrë nuk bëjnë pyetje me vend dhe nuk sillen aq mirë sa homologët e tyre indianë.

“Unë mendoj se ajo që ne do të bëjmë është të sjellim shtypin,” tha presidenti amerikan ndërsa u ul me Modin përpara bisedimeve zyrtare në Zyrën Ovale të premten.

“Shtypi indian sillet shumë më mirë sesa shtypi amerikan,” paralajmëroi ai mysafirin e tij para se gazetarët të hynin në dhomë, sipas një videoje nga takimi.

Pavarësisht mungesës së tyre nga transkripti zyrtar i bisedimeve, ato vërejtje u shpërndanë gjerësisht nga përdoruesit e mediave sociale, përfshirë disa nga korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë.

Biden ka vlerësuar peshën e rolin e gazetarisë në shumë raste gjatë fushatës së tij për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa media vazhdonte të shkatërronte rivalin e tij Donald Trump. Por gjërat ndryshuan pasi ai u bë president dhe u përball me pyetje dhe kritika të papërshtatshme.