Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes djemve të mitur në Kamzë, dy prej tyre përfundojnë në spital


Foto ilustruese

Një konflikt ka ndodhur pasditen e sotme në Kamzë, mes dy djemve të mitur. Sikurse bën me dije policia, pas sherrit fizik të dy të miturit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.”- bën me dije Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.