Vendosni fjalën kyçe....

PD akuza AKU-së pas sekuestrimit të tonelatave me akullore kancerogjene: Reagim tejet i vonuar në kurriz të shëndetit të shqiptarëve


Partia Demokratike ka denoncuar reagimin me vonesë të Autoitetit Kombëtar të Ushqimit lidhur me sekuestrimin e 11 ton akullorë me përbërje kancerogjene që është ngrënë nga shqiptarët muajt e fundit.

Deputetja e zgjedhur, Dhurata Çupi Tyli, ka thënë se korrupsioni masiv në veprimtarinë e AKU-së ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve. Ajo thekson se edhe pse rasti është denoncuar nga BE disa javë më parë, AKU-ja në Shqipëri reagoi me shumë vonesë.

“Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë. Plot 11. 7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri. Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania prodhuese kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian. Qeveria, AKU reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.” – shkruan ajo në Facebook.

Demokratja shton më tej se sipas një investigimi të Qendrës Alert, rezulton se akullore artizanale kanë ngarkesë ,e enterobaktere e stafilokok deri 10 herë më shumë se normat e lejuara.

Sipas Çupit, ndryshimet e shpeshta të drejtorëve të AKU-së, emërimet politike e joprofesionale si dhe praktikat korruptive të inspektimeve sa për sy e faqe kanë sjellë një situaë të frikshme për familjet shqiptare.

“Po ashtu, një investigim i Qendrës “Alert” përmes 5 kampionëve të ndryshme në Tiranë ka zbuluar se akullore artizanale rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 herë më shume sesa normat e lejuara. Ndryshimet e shpeshta të drejtorëve gjobvënës të AKU, emërimet politike jo profesionale, praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe, kanë sjellë në këtë situatë të frikshme për familjet. Nuk kanë siguri për konsumimin e produkteve.  Siguria ushqimore, në kushtet e importit të lartë të produkteve, është parësore.” – mbyll denoncimin Çupi.