Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 200 të arrestuar e 7 policë të plagosur në përleshjet kaotike kundër kufizimeve Covid-19 në Australi (Videot)


Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve më të mëdha të Australisë të shtunën, duke sfiduar bllokimet e koronavirusit. Protesta u bë veçanërisht kaotike në Melburn, duke u shndërruar në përleshje midis marshuesve kundër bllokimit dhe policisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa protestues që përleshen me oficerët, ndërsa këta të fundit u përgjigj me spërkatës me piper dhe fishekë gome. Rreth 218 protestues përfunduan duke u arrestuar, përfshirë tre të arrestuar për sulm ndaj oficerëve, sipas policisë së shtetit Victoria.

Të arrestuarit tani përballen me gjoba prej 5,452 dollarësh australianë (3,900 dollarë amerikanë) secili për shkelje të udhëzimeve të shëndetit publik. Gjashtë oficerë policie përfunduan të shtruar në spital duke pësuar lëndime të ndryshme.

Protesta më të vogla u zhvilluan në Sidnei, New South Wales (NSW) me rreth 250 persona që u shfaqën në qendër të qytetit sipas policisë lokale. Rreth 47 persona u akuzuan për shkelje të urdhrave të shëndetit publik ose rezistencë ndaj arrestimit. Një oficer policie u shtrua në spital duke pësuar lëndime në qafë dhe kokë.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani