Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 13 shoferë në vend, bllokohen 30 patenta e vihen 1678 gjoba


13 drejtues mjetesh janë arrestuar në mbarë vendin nga Policia Rrugore. Tetë prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose se kanë provuar të japin ryshfet ndaj oficerëve të policisë ndërsa pesë të tjerë pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi.

Së fundmi janë pezulluar 30 leje drejtimi, nga të cilat 17 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Për sa u përket gjobave, në mbarë vendin janë vënë 1678 të tilla për shkelje të ndryshme. Konkretisht ato janë vënë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.