Vendosni fjalën kyçe....

Masakra në Velipojë, Çuçi: S’ka pasur denoncim nga asnjëra palë, mund të ketë pasur ankesë për lejen


Ministri i Brendshëm Çuçi pohoi sot se lidhur me ngjarjen e Velipojës, në polici ka pasur një ankesë lidhur e lejen e dhënë në Velipojë për vendosjen e shelongëve të njërës palë.

Në konferencën për shtyp ai tha se policia nuk jep leje për çadra dhe se janë institucione të tjera që e kanë detyrë dhe merren me këtë punë.

Ai the se garantonte me përgjegjësi që nuk kishte pasur denoncim nga asnjëra palë po vetëm ankesë.

“Policia nuk jep leje për shezlong dhe nuk jep leje për mënyrën se si do të shpërndahen plazhet. Problemi konkret  lidhej me faktin se kush e ka pasur më parë dhe kush e ka sot e pasnesër. Lëtu duhet të ndërhyjnë institucionet që merren duke filluar që nga pushteti vendor. Në rastin konkret nuk ka pasur denoncim të atyre që u përfshinë në ngjarjen në Velipojë, jua them me kompetencë e përgjegjësi të plotë. Mund të ketë pasur një ankesë pse ja keni dhënë lejen këtij, por nuk është policia ajo që jep leje. Por denoncimin  që jam kërcënuar me jetë për shkak të kësaj gjëje nuk ka pasur.” – tha Çuçi


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *