Vendosni fjalën kyçe....

Kapet pa patentë dhe me armë të ftohtë në makinë, arrestohet 21-vjeçari në Korçë


Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi është kapur duke lëvizur me armë të ftohtë në një makinë që e drejtonte pa leje drejtimi. Bëhet fjalë për një shkop metalik.

I riu me inicialet A. B., nuk ishte një person i panjohur për uniformat blu pasi rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike).

Ky shtetas është kapur nga Forcat Speciale ‘Shqiponjat’, në lagjen nr. 6, Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip ‘Volkswagen’, në të cilin gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *