Vendosni fjalën kyçe....

“Diplomaci pelenash” – Gruaja e Bidenit zbathur në plazh me gruan dhe djalin e Johnsonit (FOTOT)


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ndodhet në Britani në kuadër të samitit të G7. Ai është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Jill dhe mesa duket kanë kaluar një pasite të këndshme me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe gruan e tij të re, Carrie Simmons.

Sikurse shihet në disa foto të publikuara nga mediet britanike, dy çiftet shihen duke bërë shëtitje në bregdet, në një takim krejt ndryshe nga takimet zyrtare që liderët e vendeve bëjnë zakonisht.

Simmons madje ka marrë edhe djalin me vete dhe së bashku me zonjën Biden, kanë kaluar edhe disa momente pa burrat e tyre.

Këtë takim argëtues shtypi britanik e ka cilësuar si “diplomaci pelenash”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *