Vendosni fjalën kyçe....

14 viktima nga rrëzimi i teleferikut në Alpet italiane


Një incident i rëndë në Italinë veriore ka lënë të paktën 14 persona të vdekur pasi një teleferik u këput, duke bërë që ati të binte pranë një maje mali. Dy fëmijë të plagosur u dërguan me avion në Torino.

Incidenti ndodhi të dielën në Alpet Italiane në linjën teleferik që lidh komunën e Stresit afër liqenit Maggiore me majën e malit Mottarone.

Një kabinë ra pranë një shtylle në një nga pikat më të larta të teleferikut afër majës. Katastrofa ndodhi për shkak të një këputje së kabullit, tregojnë raportet paraprake.

Teleferiku ra nga një ‘pikë relativisht e lartë’, tha një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit alpin, Walter Milan,për ‘Rai News’.

CNSAS, shërbimi italian i shpëtimit alpin, tha se dy ambulanca ajrore ishin midis automjeteve të dërguara në vendin e incidentit.

Ministri i Infrastrukturës Enrico Giovannini e quajti incidentin një ‘tragjedi vërtet të tmerrshme’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *