Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi në Los Angeles, takohet me Bebe Rexhën (VIDEO)


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar këto ditë për një vizitë në Los Angeles, ku është pritur nga kushërira e saj e famshme, Bebe Rexha.

Dy kushërirat kanë dalë për të ngrënë mëngjes, për të drekuar sëbashku apo për t’u takuar me miq dhe Bebe na ka zbuluar edhe një video nga një prej daljeve të tyre.

“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur. Po hamë mëngjes.”- thotë Bebe në videon e publikuar në Instastory. Ndërsa në një nga postimet e zonjës Kryemadhi, shihet që Bebe e ka prezantuar me reperin amerikan, Quavo Huncho.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha njihet për lidhjen e saj të gjakut me politikanen Monika Kryemadhi, të cilën ka ardhur shpesh herë ta vizitojë atë në Shqipëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *