Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, Hyseni: Më 18 Maj seancë dëgjimore me Presidentin


Është mbledhur sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Komisionit Alket Hyseni tha se javën që vjen do të ketë një seancë dëgjimore me Presidentin Ilir Meta.  

Ai tha se data e paracaktuar është 18, por që do të diskutojnë me zyrën e Presidencës për të gjetur një datë brenda javës që vjen.

“Më 14 maj 2021 do të bëhet miratimi i planit përfundimtar të komisionit hetimor dhe më 17 maj administrimi i raporteve të marra nga institucionet e lidhura me objektin e hetimit, deri në fund të javës do na vijnë informacionet nga institucionet.

Më 18 maj do të kemi seancë dëgjimore me Ilir Metën por do të flasim me zyrën e presidentit për të gjetur një datë të duhur, por fleksibiliteti do të jetë i kushtëzuar vetëm brenda javës që vjen pasi afatet janë të përcaktuara.

Më 20 maj do të nxjerrim konkluzionet e hetimit, për t’i dhënë kohë shkrimit të raportit përfundimtar në mënyrë që në 24 maj të jemi në prezantimin final të raporti në Komisionin hetimor dhe më pas ta dërgojmë në Kuvend.”– tha Hyseni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *