Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Peleshi si Veliaj: Opozita të mos ndihet e humbur, kemi një derë të hapur për të


Partia Socialiste ka rezultuar fituese në qarkune Korçës duke marrë 6 mandate dhe Partia Demokratike mori një mandate më pak.

Pas kësaj, ministri i Mbrojtjes dhe kandidati për deputet i PS-së Niko Peleshi doli në një deklaratë për mediet ku pasi falenderoi qytetarët për mbështetjen, ftoi opozitën për bashkëpunim.

“Dua të ndaj me të gjithë Shqipërinë lajmin nga këtu, ku sapo përfundoi kutia e fundit, jemi në Maliq, PS ka fituar bindshëm në Korçë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë. Dua të falenderoj qytetarinë që karakterizoi këtë votë.
Ajo ka fituar me 10 mijë vota diferencë nga PD. Jemi në diferencë si në 2017-ën. Ka votë opozitare, sepse fitorja 6 me 5 është më e bukur, se 6, 4, 1. Ne dimë të lexojmë çdo votë që s’kemi pasur në favorin tonë. Nga sot e çdo ditë do të lexojmë me deputetët e tjetër, në Devoll kemi pasur rikuperim prej 2500 votash, jemi thuajse barazim. Jemi 2700 vota para në Maliq, jemi 3 mijë vota para në Pogradec. Në të gjithë qarkun, kemi një fitore të jashtëzakonshme, kjo shpallet me përulësi. I përulem përpara të gjithë qytetarëve.
Sapo fillon një mandat i rëndësishëm për qarkun tonë. Fitorja ka emrin e Kleas, Uerdas, Erisës, ka të gjithë të rinjve, të rejave, që duke votuar 6 me 5 votuan modelin e duhur. Së bashku me ne, hipën në trenin që do të ecë përpara, për ta bërë Korçën qendër të ekonomisë. I shtrij dorën bashkëpunimit deputetëve opozitarë, roli i tyre është i jashtëzakonshëm.
I falenderoj të gjithë deputetët në Qarkun e Korçës, jemi një ekip në shërbimin tuaj. Opozita të mos ndihet e humbur, sepse kemi derë të hapur për bashkëpunim.”– u shpreh Peleshi.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht ka dhënë mesazhe të ngjashme për “shtrirje dore” për bashkëpunim ndaj opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *