Vendosni fjalën kyçe....

Meta për Ramën: Është mësuar të korruptojë edhe burra që turpërojnë fjalën prostitutë, demokracia s’do bëhet kurrë kurban


Presidenti i vendit Ilir Meta bëri deklarata shumë të forta sot para gazetarëve në Fier, ku iu përgjigj kryeministrit Edi Rama lidhur me zhvillimet në Rinas.

Meta tha se në 25 prill kushdo mund të bëhet kurban, por demokracia kurrë jo. Ai theksoi se ai s’kishte qenë president në vitin 2017 kur u vodhën zgjedhjet sipas tij, por këtë radhë është ai president dhe nuk do ta lejojë një gjë të tillë të ndodhë.

 “Së pari siç e kanë raportuar mediet ka patur vaksina plot nëpër depo, kështu që kjo është një shpikje.

Ai nuk ka këtë shqetësim, se po të donte çështjen mund ta kishte zgjidhur prej muajsh. Edhe lajmet për marrjen nga ushtria të kullës e bëri jo vetëm për të frikësuar qytetarët, për të treguar se mund të bëjë çdo gjë.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Ilir Meta nuk ishte president. Tani Ilir Meta është president dhe ai duhet ta dijë shumë mirë që kur sulmohet rendi kushtetues, i gjithë populli bëhet ushtar dhe presidenti është ushtari i parë i Republikës që merr vendimet për të gjithë ushtarët.

Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë edhe burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë, që edhe ato nga halli edhe nga pamundësitë bëjnë ndonjëherë diçka që kurrë nuk do të donin ta bënin në jetën e tyre.

Burra me vese që turpërojnë familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre por duhet ta dinë që në 25 prill do marr përgjigjen nga vajzat e Vlorës, Fierit, Durrësit, Tiranës e gjithë Shqipërisë e mbi të gjitha nga nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura nga fëmijët. Do marrë përgjigjen në mënyrë më demokratike dhe më civile më 25 prill nga populli shqiptar. Një gjë është e sigurtë më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban por demokracia kurrë nuk mund të bëhet kurban.” u shpreh Meta.