Vendosni fjalën kyçe....

“Facebook”-u ndalon edhe zërin e Donald Trump-it në platformë


Jo vetëm që Donald Trump nuk mund të ketë një llogari të tijën dhe të bëjë postime në Facebook, por tani edhe zëri i tij ndalohet.

Rrjeti social ka fshirë një video të publikuar nga nusja e djalit të Trumpit, ku ish-presidenti dëgjohej duke dhënë një intervistë.

Lara Trump, e cila është një bashkëpunëtore e re e televizionit “Fox News”, postoi një video të sajën duke intervistuar ish-presidentin për një sërë çështjesh.

Por më vonë, ajo publikoi një screenshot të një emaili që kishte marrë nga Facebook-u, që e paralajmëronte atë për ndalimin e videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lara Trump (@laraleatrump)


“Në përputhje me bllokimin që vendosëm në llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram, përmbajtja e mëtejshme e postuar me zërin e Donald Trump do të hiqet dhe do të rezultojë në kufizime shtesë në llogari.”– lexohet në email, citon BBC.

Lara është e martuar me djalin e ish-presidentit Trump, Eric.

Gjiganti i mediave sociale e bllokoi Trumpin nga platforma e tij në janar pas trazirave në Kapitol. Donald Trump u ndalua gjithashtu edhe nga Twitter-i dhe YouTube-i.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *