Vendosni fjalën kyçe....

Njeriu më i pasur i Çekisë humb jetën pas një aksidenti me helikopter në Alaskë


Njeriu më i pasur i Çekisë, Petr Kellner, është një nga pesë personat që ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik me helikopter në Alaskë (në SHBA). Ata po shkonin për të bërë ski.

Kompania çeke e investimeve “PPF Group” që Kellner bashkë-themeloi, konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë të hënën.

“Me një trishtim të madh, PPF njofton se … Petr Kellner vdiq tragjikisht në një aksident helikopteri në malet e Alaskës.”– tha kompania, citon CNN. “Jeta e tij profesionale ishte e njohur për etikën e tij të pabesueshme të punës dhe krijimtarinë, por jeta e tij private i përkiste familjes së tij.”

Kellner i cili ishte 56 vjeç, ka qenë një nga themeluesit e PPF-së. Firma me bazë në Republikën Çeke zotëron aksione në më shumë se 20 kompani në të gjithë botën, sipas faqes së saj të internetit.

Kellner kishte një vlerë neto prej 15.7 miliardë dollarësh dhe ishte individi i vetëm nga Republika Çeke që bënde pjesë në listën e Bloomberg, të 500 njerëzve më të pasur në botë.

Sipas një deklarate nga Trupat Shtetërore të Alaskës, katër persona të tjerë duke përfshirë dhe pilotin e helikopterit – u vranë pas një përplasjeje pranë akullnajës Knik. Një prej pasagjerëve ka shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *