Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti merr letër nga Erdogan: Rishiko çështjen e ambasadës në Jerusalem


Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re ka marrë letra urimi nga liderët e tjerë të vendeve të rajonit por jo vetëm.

Ai ka marrë një letër urimi dhe nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili në letrën e tij, i kërkon Kurtit që të rishikojë çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

“Pasiqë e di se edhe ju keni gjithashtu shqetësime në lidhje me çështjen e Ambasadës së Kosovës, hapja e së cilës u njoftua se është bërë në Jerusalem, mendoj se do të ishte e dobishme për qeverinë tuaj që të rishikonte këtë çështje brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.”– thuhet në letrën e Erdoganit, të përkthyer në shqip.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem erdhi si një vendim pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington.

Në këtë marrëveshje, që u ndërmjetësua nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përfshi edhe njohja e Kosovës nga Izraeli dhe u tha se Ambasada e Kosovës do të vendosej në Jerusalem.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *