Vendosni fjalën kyçe....

Sali Shehu pas afatit 10-ditor të bashkisë: Më në fund një shkresë zyrtare, por nuk largohemi nga zyrat


Kreu i FRD-së Sali Shehu, ka reaguar pas shkresës së Bashkisë së Tiranës, që i ka dhënë afat 10 ditë që të lirojë zyrat.

Në një deklaratë për mediet, Shehu tha se më në fund i ka mbërritur një shkresë zyrtare duke ndjekur rrugën ligjore, e jo si një ditë më parë kur shkresa nuk përmbante as vulë e as numër protokolli.

Por pavarësisht se këtë radhë u ka mbërritur një shkresë e rregullt, Shehu ka deklaruar se nuk ka ndërmend të lirojë zyrat deri në vendimin e Gjykatës. Kjo pasi shkresa zyrtare, u lejon tanimë të kundërshtojnë vendimin e bashkisë përmes rrugëve ligjore.

 “Sot para tre minutash ka ardhur një shkresë më në fund zyrtare nga bashkia e Tiranës, një shkresë e rregullt të cilën e njohim sigurisht, e cila i jep udhë zgjidhjes së kësaj çështjeje në mënyrë definitive në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Është e nisur nga drejtori i Përgjithshëm Blendi Bejko, në të cilën thuhet se brenda datës 23.03.2021 duhet të merrni masa për lirimin vullnetar dhe dorëzimin e ambjenteve të cilat kanë kaluar në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve, me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Komenti im për këtë letër është i thjeshtë. Më në fund kjo është rruga ligjore e komuniimit, rruga ligjore që zgjidh mosmarrëveshjet në një shtet ligjor funksional. Nuk janë aktet e dhunshme të pambështëetura në ligj, nuk janë aktet bandideske.

Nëse ky dokument do kishte ardhur ditën e parë s’do kishte ndodhur kjo ngjarje por do ishim në gjykatë duke e zgjidhur këtë situatë sipas ligjit.

Ne jemi në godinë do vazhdojmë fushatën qetësisht. I njoftova të na lirojnë kushtet duke na lëshuar energjinë. Do marrim vendimin e gjykatës si të vendosë gjykata do veprojmë. Me vendim të gjykatës do ecim. Për ta mbyllur, do më lejoni t’ju përqafoj e t’u jem mirënjohur për të gjithë mbështetjen që i keni dhënë FRD. Kjo ishte një përballje midis të mirës dhe të keqes, midis opozitës dhe një klani që

Kërkoi të na qërojë nga zyrat me forcë, pa ligj. Por nuk ja doli.”– deklaroi Shehu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *