Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Tuz, pronarët shqiptarë të bareve shpërfillin masat anti-covid: Hakmarrje e kryeministrit Krivokapiç e zv.kryeministrit Abazoviç


Me tensione ka nisur dita në komunën me shumicë shqiptare të Tuzit në Malin e Zi. Pronarët e lokaleve e restoranteve kanë vendosur të sfidojnë vendimin e qeverisë për masat Covid-19 duke i hapur ato.

Kreu i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, e quajti vendimin e qeverisë së Malit të Zi për të moslejuar hapjen e kafeneve e restoranteve në qytet si diskriminues e hakmarrje të kryeministrit Zdravko Krivokapic ndaj Gjeloshajt që e kritikoi atë për mos dërgimin e një mesazhi urimi për pavarësinë e Kosovës.

Gjeloshaj deklaroi më herët për mediat e vendit fqinj se kishte kërkuar takim me kryeministrin dhe zv.kryeministrin, Dritan Abazovic

“Askush nuk u përgjigj, të gjithë heshtin, ata nuk u përgjigjen kërkesave tona. Ne donim një dialog, për të na shpjeguar pse dhe mbi çfarë baze u diskriminuan furnizuesit e ushqimit në Tuzi, sepse të gjithë e dimë që komuna jonë i përket grupit të parë dhe nuk ka përshkallëzim të përhapjes së Covid në Tuz. Unë u bëj thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë këtij vendimi. Ky vendim është personal si hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi të ndarë nga grupi i parë. Armiqtë janë ata që hakmerren, përkatësisht kryeministri Zdravko Krivokapic dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazovic.” – deklaroi Gjeloshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *