Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Gjeorgjisë jep dorëheqjen pas planeve për arrestimin e liderit opozitar


Kryeministri i Gjeorgjisë ka dhënë dorëheqjen pas planeve për të arrestuar një figurë kryesore të opozitës.

Kryeministri Giorgi Gakharia tha se vendimi i gjykatës për vendosjen e liderit të opozitës Nika Melia në paraburgim përbënte “një rrezik për shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë”.

Siç shkruan BBC, Melia është akuzuar për organizim të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare në vitin 2019.

Ai i mohon akuzat, por përballet me një dënim me nëntë vjet burg nëse shpallet fajtor. Ministria e Brendshme e vendit tha në një postim se arrestimi i Melia-s ishte shtyrë “përkohësisht” pasi kryeministri njoftoi se do të tërhiqej nga detyra të enjten në mëngjes.

Pse kishte plane për të arrestuar Nika Melian?

Në fillim të kësaj jave, një gjykatë në kryeqytetin Tbilisi urdhëroi që udhëheqësi i opozitës të arrestohej pasi nuk kishte paguar tarifën e rritur të lirimit me kusht.

Melia, i cili drejton Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare, i tha agjencisë së lajmeve AFP se akuzat ishin “pjesë e shtypjeve të vazhdueshme kundër opozitës”.

Gjeorgjia është përfshirë nga një krizë politike rreth rezultateve të zgjedhjeve parlamentare që në tetor të vitit të kaluar, me protestuesit dhe opozitën që akuzojnë partinë në pushtet për manipulimin e zgjedhjeve dhe frikësimin e votuesve.

Çështja kundër Melia-s daton që në vitin 2019, kur mijëra protestues u përpoqën të sulmonin parlamentin e Gjeorgjisë pasi një deputet rus zuri vendin e kryetarit dhe mbajti një fjalim në rusisht.

Policia i pengoi ata të hynin në ndërtesë, por qindra njerëz u plagosën gjatë kësaj proteste.

Incidenti ringjalli zemërimin për praninë e Moskës në Gjeorgji, pothuajse një dekadë pas një lufte mbi rajonin e shkëputur të Osetisë së Jugut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *