Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja i bën dhuratën e veçantë burrit për Shën Valentin, i printon fotot e femrave që ka pëlqyer në Instagram


Një përdoruese e TikTok është bërë virale pasi ndau aty dhuratën krijuese të Ditës së Shën Valentinit që bëri për burrin e saj.

Dhurata përfshin një kuti me fotografi të printuara të femrave që baskëshorti i saj kishte pëlqyer në Instagram. Gruaja, që përdor emrin @gr93la në TikTok, ka grumbulluar më shumë se 14 milionë shikime për videon e saj.

“Meqenëse të gjithë po ndajnë dhurata që u bënë të tjerëve ose morën për Ditën e Shën Valentinit, unë mendova të ndaja timen.” – thotë ajo në fillim të videos.

“Unë i dhashë burrit tim këtë kuti të vogël të lezetshme dhe e plotësova me fotografi të të gjitha vajzave që ai ka pëlqyer në Instagram. Shpresoj që atij t’i pëlqejë!” – shton ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *