Vendosni fjalën kyçe....

Duhet të ishte në arrest shtëpie, i riu nga Hasi kapet në rrugë


Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës.

I riu me inicialet A. J, u kap duke lëvizur në qytetin e Krumës.

“Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, pasi ka shkelur masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës dhe është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, duke lëvizur në qytetin e Krumës.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë po nga policia e Tropojës, është vënë në pranga dhe një 56-vjeçar i cili ka shkaktuar një aksident ndërsa ishte në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 56 vjeç, banues në fshatin Mejdan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugën Bajram Curri – Qafë Morinë, duke drejtuar automjetin tip ‘Volkswagen’, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip ‘Audi’ me drejtues shtetasin S. H., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.”– vijon njoftimi i policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *