Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA-së, Natasha Mulaj


Natasha Mulaj

Plagoset me thikë Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.

Televizioni “ABC News” raporton se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, megjithatë edhe pse kanë kaluar disa ditë mbi këtë ngjarje ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Farkës ndërsa ai po bënte vrap pranë liqenit. Mulaj i ka thënë policisë se nuk e njeh personin që e ka goditur.

Admir Mulaj

Admir Mulaj, është ndërtues pallatesh në kryeqytet. Në vitin 2019, ai është denoncuar si përfshirë në një skemë mashtrimi, nga një biznesmeni nga Vlora, Eduard Dauti.

Ky i fundit pretendonte se ka paguar shumën prej 241 mijë e 600 euro, por nuk e ka marrë apartamentin. Edhe edhe vetë ndërtuesi Mulaj ka paditur në prokurori biznesmenin nga Vlora për akuzën e “mashtrimit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *