Vendosni fjalën kyçe....

Princesha Eugenie në pritje të ëmbël, fëmija vjen në jetë muajin tjetër


Një tjetër fëmijë në familjen mbretërore britanike. Princesha Eugenie do të bëhet mama muajin tjetër. Siç shkruan “Hello! Magazine”, 30-vjeçarja e cila para dy vitesh u martua me burrin e saj Jack Brooksbank është në pritje të ëmbël dhe pritet ta sjellë në jetë fëmijën në mes të muajit shkurt.

Gjatë pushimeve të Krishtlindjeve ajo është zhvendosur përsëri pranë prindërve të saj, për t’u përgatitur për ardhjen në jetë të fëmijës.

Çifti është kurorëzuar në sallën e  Shën Gjergjit të Kështjellës Windsor, në një cermoni të organizuar nga mbretëresha në tetor të vitit 2018. Në të kishte 850 mysafirë.

Princesha Eugenie zgjodhi një fustan nusërie që tregon shenjën e operacionit që ajo ka në kurrizin e saj. Ajo e bëri për të motivuar të gjithë njerëzit që të mos kenë komplekse për shenjat apo defektet e tyre në trup.

Në moshën 12-vjeçare princesha është kuruar pasi ka pasur probleme në shtyllën kurizore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *