Vendosni fjalën kyçe....

Duka arrin marrëveshjen me Bashën, do garojnë me listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit


Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka arritur marrëveshjen me kreun e PD-së Basha për të garuar me listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ai e ka pohuar këtë gjatë një interviste për Report TV ku ka thënë se sipas marrëveshjes nuk do jetë në listën e kandidaëve në qarkun e Durrësit më poshtë se vendi i tretë.

Ndërsa në 11 qarqet e tjera Duka ka thënë se do ketë kandidatë në listë por jo në zonat fituese.

Gjatë intervistës ai ka theksuar se ka negociuar me përfaqësues të PD-së lidhur me këtë marrëveshje.

“Nuk është se jemi të kënaqur në kuptimin që i plotësuam të gjitha kërkesat. Pretendojmë për dy vende të sigurta, ndërkohë që ramë dakord që të kemi një vend fitues dhe përfaqësues në të gjitha qarqet. Atë që kamë thënë, kur them që nuk jam poshtë vendit të tretë të jeni të sigurt se nuk jam poshtë tij. Ne pretendonin që të merrnim dy vende të sigurta, por ramë dakord jo sepse na u mbush mendja se kështu duhet të jetë, por për të qenë korrekt në këtë qëndrim 7-vjeçar, mendoj të sakrifikoj në njëfarë mënyre dhe të pranoj një vend të sigurt.” – tha Duka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *