Vendosni fjalën kyçe....

Dendias: Caktimi i kufijve detarë me Shqipërinë në Hagë pas zgjedhjeve të 25 prillit atje


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, tha në një intervistë me ‘Kathimerini’ se Athina do të ketë një prirje konstruktive në rajon ndërsa theksoi se caktimi i zonave detare me Shqipërinë në Gjykatën e Hagës do jetë gati pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Për sa i përket zgjerimit të ujërave territoriale të Greqisë përtej Detit Jon, Dendias shtoi se kjo do bëhej në kohën e përshtatshme.

“Ne i mbyllëm çështjet në pritje që ishin hapur për dekada. Ne kemi nënshkruar tre marrëveshje shumë të rëndësishme. Dy në lidhje me zonat detare me Italinë dhe Egjiptin. Një e treta që ka të bëjë me bashkëpunimin pionier në politikën e jashtme dhe mbrojtjen me Emiratet e Bashkuara Arabe.” – tha ai, duke shtuar se Greqia po kërkon të thellojë bashkëpunimin me Francën dhe vendet e tjera.

Po kështu ai theksoi se është i shqetësuar nga sjellja dhe veprimet e Turqisë në rajon ndërsa pohoi se në një kohë të shkurtër do takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *