Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr foton: Turistët të bllokuar nga bora në aksin Theth-Bogë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto nga Thethi i mbuluar me borë, ku mbrëmë ishte bllokuar aksi rrugor Bogë-Theth.

Berisha thotë se disa turistë kanë mbetur të bllokuar.

“Turistët bllokohen në borë në rrugën Theth – Bogë! Për narkoshtetin ata nuk ekzistojnë!”– shkruan Berisha.

Ai i referohet denoncimit të një qytetari, i cili shprehet se janë detyruar të kthehen mbrapsht, ndërkohë që rrezikojnë jetën në mes të maleve nga dëbora e dendur. Qytetari ankohet se nuk ka as borëpastruese.

“Përshëndetje Doktor! Jemi të bllokuar nga Bora në aksin Bogë-Theth, Malësi e Madhe. Kemi 5 orë në borë për të kaluar në Zonën e Thethit dhe është e pamundur momentalisht jemi duke u kthyer.

I bajm thirrje Zotit kryeministër, ku janë borëpastruset se s’i shohim dhe rrezikojmë jetën në borë në mes të Alpeve”– i shkruan qytetari Berishës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *