Vendosni fjalën kyçe....

Duka: Do ketë dy lista, PD-ja dhe LSI-ja do shkojnë të ndara në 25 prill


Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, siguroi se PD-ja dhe LSI-ja nuk do dalin me të njëjtën listë në zgjedhjet e 25 prillit.

Duka në një debat në emisionin “Real Story” tha se do jenë dy lista dhe për këtë ai tha se ia ka deponuar dhe kreu i PD-së.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fus neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”- tha Duka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *