Vendosni fjalën kyçe....

Aktori i “Harry Potter”-it i bashkohet për herë të parë “Instagramit”, thyen dhe rekord


Aktori i sagës së “Harry Potter”-it, Rupert Grint i është bashkuar botës së “Instagram”-it. Ai madje ka thyer rekordin e vënë nga natyralisti Sir David Attenborough, për kohën më të shpejtë që një person arrin një milion ndjekës të Instagram.

Aktori i cili njihet për rolin e Ron Weasley-t në të tetë filmat “Harry Potter”, bëri postimin e tij të parë më 10 nëntor. Ishte një foto e tij me vajzën e tij gjashtë muajshe.

Ai ka bërë shaka duke thënë se ishte “vetëm 10 vjet me vonesë”. Vetëm në katër orë dhe një minutë, sipas BBC-së ai arriti në një million ndjekës duke hyrë në librin e rekordeve Guinness.

Grint ka munbur natyralistin Sir David Attenborough me 43 minuta.

Mbajtësit e rekordit në Instagram:

  • Rupert Grint – katër orë e një minutë (nëntor 2020)
  • Sir David Attenborough – katër orë e 44 minuta (shtator 2020)
  • Jennifer Aniston – pesë orë e 16 minuta (tetor 2019)
  • Duka dhe dukesha e Sussex – pesë orë e 45 minuta (Prill 2019)
  • Kang Daniel, ylli i K-Pop – 11 orë  e 36 minuta (janar 2019)
  • Papa Françesku – 12 orë (Mars 2016)
  • David Beckham – 24 orë (maj 2015)