Vendosni fjalën kyçe....

“Skenar Hollivudi” – Irani mohon vrasjen e numrit 2 të Al Kaedës nga agjentët izraelitë


Irani ka hedhur poshtë lajmet se një komandant i Al-Kaedës është vrarë brenda territorit të tij nga agjentë izraelitë.

Irani e ka konsideruar lajmin e publikuar fillimisht nga “New York Times” si një trillim të përdorur nga SHBA-ja dhe Izraeli për të shmangur përgjegjësinë për lidhjet e tyre me grupin terrorist.

Neë York Times raportoi se komandanti i dytë i Al-Kaedës u vra në Iran në muajin gusht nga agjentë izraelitë dhe se operacioni u mbajt i fshehtë nga publiku deri këtë javë. Gazeta tha se operacioni ishte kryer me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Por Ministria e Jashtme e Iranit reagoi pas këtyre lajmeve, duke e konsideruar historinë si të pabazë dhe tha se nuk kishte “terroristë” të Al-Kaedës në tokën iraniane.

“Kohë pas kohe, Uashingtoni dhe Tel Avivi përpiqen ta lidhin Iranin me grupe të tilla duke gënjyer dhe nxjerrë informacion të rremë në media në mënyrë që të shmangin përgjegjësinë për aktivitetet kriminale të këtij grupi dhe grupeve të tjera terroriste në rajon.”– tha zëdhënësi i ministries, Saeed Tha Khatibzadeh, citon RT. Ai nxiti mediat amerikane “të mos ndjekin skenarët e Hollivudit të autoriteteve amerikane dhe zioniste”.

Sipas NYT, Abdullah Ahmed Abdullah dyshohet se u qëllua së bashku me vajzën e tij Miriam në 7 gusht nga dy vrasës izraelitë të hipur në një motor, ndërsa ata lëviznin lirshëm në rrugët e Teheranit (lexo këtu).

Abdullah dhe vajza e tij thuhet se kishin jetuar të lirë në Teheran që nga viti 2015, pasi u liruan nga paraburgimi si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve me grupin terrorist.

Komandanti i supozuar i Al-Kaedës kërkohet nga FBI pasi dyshohet si i përfshirë në bombardimet e vitit 1998 në ambasadat e SHBA-së në Dar es Salaam (Tanzani) dhe Nairobi (Kenia).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *