Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Macron më ka thënë se çelja e negociatave do jetë e vështirë për shkak të Marin Le Pen


Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Presidenti i Francës Emanuele Macron i ka thënë privatisht se integrimi i Shqipërisë është i vështirë për shkak të Marin Le Pen.

Më tej ai tha se Shqipëria është e dashuruar me Evropën.

Emanuele Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatave me Shqipëri do të jetë e vështirë për shkak të Marin le Pen. I thashë pse nuk e thua publikisht. Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet.

Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike”-tha Rama.