Vendosni fjalën kyçe....

Drama me rafinerinë e Ballshit, LSI-ja i drejton 5 pyetje Ramës


Lëvizja Socialiste për Integrim është angazhuar me shqetësimin e naftëtarëve të Ballshit të cilët prej dhjetëra ditësh janë futur në grevë për të ëkrkuar pagesat e tyre të prapambetura.

Ditën e djeshme vetë zonja Kryemadhi ishte në grevën e naftëtarëve në Ballsh, ndërsa ditën e sotme forca politike që ajo drejton i është drejtuar me disa pyetje Kryeminstrit Edi Rama.

Postimi i plotë:

Kur para syve tanë konsumohet një dramë, që përfshin gra me sëmundje të pashërueshme e të tjera në gjendje katastrofale të lindin disa pyetje:

A ka informuar Ministra e Financave Kryeministrin se Administrata Tatimore është në një proces gjyqësor për pronësinë e Rafinerisë së Ballshit?

A ka informuar Ministria e Financave Kryeministrin se Kompania Përmbarimore, që ka zhvilluar ankandin për shitjen e Rafinerisë së Ballshit ka shkelur ligjin, duke hapur një ankand për një aset, që i përkiste shtetit, bllokuar për llogari të tij për shkak të borxheve të mëdha të mbartura në vite, si pasojë e keqmenaxhimit nga kompanitë?

A e di Kryeministri se Kompania Përmbarimore (për të cilën gazetarët dhe mediat duhet të hulumtojnë) ka shitur që në ankandin e parë, në shkelje flagrante të ligjit për ankandet Rafinerinë?

A e di Kryeministri se ankandi i parë dhe i vetëm është bërë me kompensim dhe jo me vlerë e ku shteti nuk ka marrë mbrapsht asnjë cent nga miliardat e borxheve të kompanive?

A e di Kryeministri se të vetmit përfitues të atij ankandi kanë qenë Banka dhe kompanitë, që kanë keqadministruar Rafinerinë?

E ftoj Kryeministrin e vendit, që pasi të informohet nga institucionet përkatëse, pasi të shohë edhe këtë foto drame të reagojë e të mos lejojë askënd të vjedhë gjakun dhe djersën e shqiptarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *