Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj provokon: PD-ja nuk ka ngritur padi ndaj meje, Basha jeton më mirë kur është PS-ja në pushtet


Kryetari i Bashkisë të Tiranës deklaroi në emisionin “Repolitix” se ndaj tij PD-ja nuk ka ngritur asnjë padi, për akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim basha. Sipas tij, të gjitha janë vetëm deklarata për mediat.

Ai provokoi me deklaratën e tij të mëtejshme duke thënë se PS-ja në pushtet ka punuar aq mirë sa dhe vetë Basha sot jeton më mirë se kur PD ishte në pushtet.

Atij i është shtuar pasuria. Edhe Basha jeton më mirë me PS në pushtet! Mirëqenia është aq e mirë sa dhe kundërshtarët jetojnë më mirë, jo të vritesh në Bulevard, apo si në Gerdec. Kam qenë në takime me të përndjekur që kanë qenë me PS, ne u dhamë të 7 këstet. Ajo që ne themi është nëse të takon me ligj, mos u habit fare që të synojë të bindë edhe ato të djathtë që thonë për na shërbejnë me dinjitet.

 I qëndrojë akuzave për PD-së, nuk ka asnjë padi ndaj meje. i kam dosjet gati se deri tani janë deklarata për shtyp, i kam dosjet dhe provat dhe prandaj jam i bindur që dhe Basha është cështje kohe të jetë me PS se i ka parë hajrin. Për të gjitha arsye unë do i provojë PD që dhe lideri i tyre jeton më mirë se kur ata ishin në pushtet“-tha Veliaj.