Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me eksploziv në oborrin e një banese në Durrës, disa të shoqëruar


Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e një banese në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit me inicialet B.N., në Fllakë.

Banesa ishte e pabanueshme dhe si rezultat fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

“Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *