Vendosni fjalën kyçe....

“Ngritja e Gjykatës Kushtetuese kusht për negociatat”-Rama: Nuk mund të penalizohemi pse kemi bërë spastrim shumë të madh


Kreu i Qeverisë Edi Rama në konferencën e përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi foli edhe për kushtin e BE-së për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese si kusht për hapjen e negociatave.

Rama u shpreh se nuk bën dot planifikime se kur do ngrihet pasi nuk është një proces që varet nga qeveria.

Nuk jam në gjendje të bëj planifikime. Nuk është një proces që varet nga qeveria apo që lidhet me Kryeministrinë, procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në drejtësi ka bërë që procesi i krijimit të institucioneve të reja të jetë krejtësisht i pavarur. Shpresoj që të ndodhë”-tha Rama.

Rama shtoi se Shqipëria nuk mund të penalizohet për negociatat pse ka bërë spastrim të madh në radhët e gjyqësorit.

Por bindja ime është që Shqipëria nuk mund të penalizohet se pse e ka bërë spastrimin shumë të madh. Pse nuk kemi sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale? Mos vallë e kemi pezulluar apo eliminuar nga Kushtetuta, jo. Nuk kemi ende një Gjykatë Kushtetuese funksionale se kemi bërë një spastrim, që asnjë imagjinatë nuk e ka parë dhe asnjë vend i rajonit. Ne kemi bërë detyrën, spastrimi është kryer, plotësimi kërkon kohën e vet. Komisioneri e nënvizoi me shumë të drejtë rolin e madh që ka BE përmes ONM-së të procesit të vettingut. Vettingu është një proces që po ecën përpara, ka vështirësitë e veta, ka ritmet e veta. Monitorohet drejtpërdrejt nga BE, nuk varet nga qeveria shtyhet apo jo. Por në fund të ditës vlerësohet gjithë Shqipëria si shtet jo vetëm qeveria. Funksionimi i gjyqësorit dhe Gjykatës Kushtetuese është në këtë rast një nga pikat kyçe. Nga ana ime mendoj që Shqipëria duhet ta kishte bërë konferencën vite më përpara. Por e di që konferencën e vendos BE jo ne. Në rast se BE do të shohë plotësimin e kësaj pike konkretisht, do jetë një pikë ku nuk do mund të kapet njeri. Nëse do të kapen ne do të vazhdojmë punën tonë”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *