Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Shtetit nxjerr pamjet, si po e kryejnë testin fizik kandidatët për “Patrullë e Përgjithshme”


Policia e Shtetit ka publikuar një video, ku tregohen çaste nga testimi fizik që po u bëhet kandidatëve që aplikojnë në Akademinë e Sigurisë për Patrullë e Përgjithshme.

Në video shfaqen vajza dhe djem, të cilët iu nënshtrohen testimit veçmas nga gjinia e kundërt. Ata shihen duke bërë vrap, muskuj barku, pompa si dhe duke kaluar pengesa.

Në garë janë 400 studentë, të cilët po vijojnë konkurrimin në testin fizik. Policia bën me dije se sot ka përfunduar dita e pestë e konkurrimit fizik, ndërsa ende faza e përzgjedhjes nuk ka përfunduar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *