Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Nuk ka asnjë shkollë të mbyllur për shkak të koronavirusit


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu hodhi poshtë lajmet se ka shkolla të mbyllura për shkak të infektimeve me koronavirus.

Në emision “Open” ajo deklaroi se masat në shkolla po vijojnë të zbatohen dhe qëllimi është të mos ndërpritet procesi mësimor.

Nuk ka asnjë shkollë të mbyllur për shkak të koronavirusit. Çdo rast infektimi është i rëndësishëm për ne , por primar e kemi dhe testimin për mësuesit e nxënësit sepse e rëndësishme është të mos ndërpritet procesi mësimor, dhe këtu nuk flas për mbyllje shkollash. Masat në shkolla po vijojnë të zbatohen , por duhet angazhim nga të gjithë”-deklaroi ministrja.