Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me pistoletë në çantë, ndalohet 14-vjeçari nga Shijaku


Një 14-vjeçar është arrestuar në Sukth pasi i është gjetur me vete një pistoletë ‘Zastava’.

Sipas policisë, i mituri nga Shijaku është ndaluar pranë stacionit të trenit në Sukth dhe arma i është kapur në çantën e dorës.

Njoftimi

“Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., në afërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën e dorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *